Bota

119 orë nga tërmeti sërish ndodh mrekullia! Gjendet adoleshenti nën rrënoja, djalin e zuri gjumi me fanellën e klubit të zemrës

Natën kur tërmeti rrafshoi rajonin rreth qytetit të Gaziantepit, Kamilçan po shikonte ndeshjen e klubit të tij të preferuar Fenerbahçe, me fanellën e të cilit e zuri gjumi dhe në të cilën u gjet pas gati pesë ditësh pa lëndime të rënda. 

11 Shkurt 2023, 11:03 Nga k.m.
119 orë nga tërmeti sërish ndodh mrekullia! Gjendet adoleshenti
I mituri nën rrënoja

TURQI- Dhe kur të gjithë filluan të humbin shpresat se mund të gjendeshin sërish persona të gjallë nën rrënoja, një djalë u gjet. 16-vjeçari Kamilčan Agdaš u nxor nga rrënojat pas 119 orësh! Natën kur tërmeti rrafshoi rajonin rreth qytetit të Gaziantepit, Kamilçan po shikonte ndeshjen e klubit të tij të preferuar Fenerbahçe, me fanellën e të cilit e zuri gjumi dhe në të cilën u gjet pas gati pesë ditësh pa lëndime të rënda. 

"Në orën e 119-të, lotët rrjedhin përsëri, ne besojmë edhe një herë në mrekulli! Na presin edhe shumë ndeshje, presim ato të Kamilit,"-shkruan klubi lidhur me tifozin.

Kur u nxorr nga rrënojat, djali fillimisht i pyeti shpëtuesit: Çfarë dite është sot?

Historia e tij ngjall shpresë se mund të shpëtohen edhe disa jetë, sepse me kalimin e ditëve edhe më optimistë besojnë gjithnjë e më pak se dikush tjetër do të dalë i gjallë nga rrënojat. Deri më tani, rreth 20 mijë persona janë konfirmuar të vdekur në Turqi, ku janë plagosur 77 mijë persona, ndërsa në Siri pak më pak se 4 mijë kanë vdekur.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve dhe gjetjen e trupave të viktimave.

 

termet ne turqi

Sondazh

Poll