Bota

'Ende ka shpresë'/ Dy gra u shpëtuan të gjalla 122 orë pas tërmetit të fortë (ME VIDEO)

70-vjeçarja Menekse Tabak, u gjet në një ndërtesë të dëmtuar në provincën Kahramanmaras dhe u dërgua në spital.

11 Shkurt 2023, 09:53 Nga A.B
'Ende ka shpresë'/ Dy gra u shpëtuan të gjalla 122
Ekipi i shpetimit

TURQI- Pamjet nga Turqia që tregojnë njerëzit duke u dalë nga ndërtesat e bllokuara nga tërmetet shkatërruese japin shpresë, mirëpo numri i të vdekurve deri tani i kalon 24.200.

Dy gra arritën të shpëtoheshin 122 orë pas tërmetit. Një nga të mbijetuarit, 70-vjeçarja Menekse Tabak, u gjet në një ndërtesë të dëmtuar në provincën Kahramanmaras dhe u dërgua në spital, raporton Anadolu Agency.

Në Dijarbakir , 55-vjeçari Mashalah Cicek u nxor nga rrënojat e një ndërtese e plagosur, shtoi agjencia.

Ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat një baba dhe djalin e tij me aftësi të kufizuara në provincën Gaziantep pasi mbetën të bllokuar për 115 orë. Në të njëjtën provincë, 25-vjeçarja Busra Almousa u shpëtua 119 orë pas tërmetit.

termet ne turqi

Sondazh

Poll