Bota

Tradhtoi gruan me punonjësen, kryebashkiaku i Torontos e pranon dhe jep dorëheqjen nga detyra

Tory deklaroi gjithashtu se gjatë kohës që vijonte marrëdhënia e tyre jashtëmartesore, vajza u largua të punonte diku tjetër, larg bashkise.

11 Shkurt 2023, 08:21 Nga A.B
Tradhtoi gruan me punonjësen, kryebashkiaku i Torontos e pranon dhe jep
John Tory

SHBA- Kryebashkiaku i Torontos, John Tory ka dhënë dorëheqjen nga detyra pasi ka pranuar lidhjen jashtëmartesore me një nga punonjëset e Bashkisë, gjatë periudhës së pandemisë nga COVID-19.

“Unë e kuptoj se lejimi që kjo marrëdhënie të zhvillohej ishte një gabim serioz nga ana ime,” tha Tory.

“Gjatë pandemisë kam nisur një marrëdhënie intime me një punonjëse në zyrën time, një gjë që shkelte standardet me të cilat e mbaj veten si kryetar bashkie dhe si familjar”, tha Tory në një konferencë për shtyp të premten në mbrëmje.

“Marrëdhënia mes meje dhe saj përfundoi në fillim të këtij viti.”

Tory deklaroi gjithashtu se gjatë kohës që vijonte marrëdhënia e tyre jashtëmartesore, vajza u largua të punonte diku tjetër, larg bashkisë.

john tory shba

Sondazh

Poll