Bota

VIDEO/ Shpërthen papritur një bombë e Luftës së Dytë Botërore

Autoritetet lajmëruam se bomba e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore në Greaq Yarmouth ka shperthyer.

11 Shkurt 2023, 08:04 Nga A.B
VIDEO/ Shpërthen papritur një bombë e Luftës së
Shperthimi

BRITANI- Policia e Norfolk, një qytet në Angli, ka njoftuar se ka shpërthyer papritur një bombë 250 kg e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore. Shërbimet dhe agjencitë e urgjencës kanë deklaruar një incident të madh pas zbulimit të pajisjes së madhe të pashpërthyer në një vendkalim lumi në qytet, ndërsa kanë treguar se ishin duke punuar për detonimin e saj.

Megjithatë, ata kanë njoftuar se pasditen e së premtes kishte pasur një “shpërthim të paplanifikuar”, por fatmirësisht askush nuk ishte dëmtuar.

Përmes një postimi në “Twitter”, autoritetet lajmëruam se bomba e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore në Greaq Yarmouth ka shperthyer.

“Ky nuk ishte një shpërthim i planifikuar dhe ndodhi gjatë punës me djegie të ngadaltë për të detonuar eksplozivët”, thuhet në njoftimin e policisë.

bomba

Sondazh

Poll