Bota

Gruaja nxirret nga rrënojat pas 108 orësh: A është burri im gjallë? Nëse s’është, jeta ime s’ka kuptim

Me të nxjerrë prej andej ajo pyeti për fatin e bashkëshortit të saj: “A është burri im gjallë? Nëse nuk është, jeta për mua s’ka kuptim”, dëgjohet duke thënë e moshuara.

11 Shkurt 2023, 08:21 Nga A.B
Gruaja nxirret nga rrënojat pas 108 orësh: A është burri im
Gruaja qe po shpetohet

TURQI- Pas 108 orëve e mbetur poshtë rrënojave, një grua 62-vjeçare është shpëtuar në Turqi. Si rezultat i përpjekjeve të shumta teksa mbështetje ofruan ekipet e shpëtimit nga Koreja Jugore, Selma Guneş u nxor e gjallë nga gërmadhat.

Me të nxjerrë prej andej ajo pyeti për fatin e bashkëshortit të saj: “A është burri im gjallë? Nëse nuk është, jeta për mua s’ka kuptim”, dëgjohet duke thënë e moshuara.

62-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital dhe gjendja e saj raportohet e stabilizuar. Turqia dhe Siria pas dy tërmeteve të fuqishme kanë regjistruar së bashku rreth 24 mijë viktima.  Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë gërmimet poshtë rrënojave me shpresën për të nxjerrë gjallë qytetarët e mbetur poshtë ndërtesave të shembura

termet ne turqi

Sondazh

Poll