Bota

Horror në Gjermani! E reja qëllohet brenda makinës, plumbi e merr në nofull, por shpëton. 3 fëmijët panë ngjarjen, janë në gjendje shoku

Fatmirësisht plumbi e ka marrë 35-vjeçaren në pjesën e nofullës dhe nuk i ka shkaktuar probleme që mund t'i kushtonin jetën.

11 Shkurt 2023, 10:32 Nga k.m.
Horror në Gjermani! E reja qëllohet brenda makinës, plumbi e merr
Pamje nga ngjarja në Gjermani

GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku një person ka qëlluar me armë zjarri mbi një grua. Mbrëmjen e djeshme, një çiklist ka shkuar drejt makinës së saj dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Por fatmirësisht plumbi e ka marrë 35-vjeçaren në pjesën e nofullës dhe nuk i ka shkaktuar probleme që mund t'i kushtonin jetën. Në momentin e ngjarjes, në makinën e gruas ishin tre fëmijët e saj, të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç. 

Horror në Gjermani! E reja qëllohet brenda makinës, plumbi e merr
Pamje nga ngjarja në Gjermani

Sipas të dhënave të para, ata kanë mbetur të padëmtuar, por janë në gjendje shoku. Disa orë pas krimit pasditen e së premtes, Policia ka gjetur dhe arrestuatuar agresorin, një 41-vjeçar por nuk jep të dhëna të tjera lidhur me të. Ai është planifikuar të dalë para gjykatës, ku do të gjykohet për vrasje. 

Horror në Gjermani! E reja qëllohet brenda makinës, plumbi e merr
Pamje nga ngjarja në Gjermani

Sipas hetimeve të policisë, autori i dyshuar i veshur me të zeza ka shkuar me biçikletë drejt makinës së gruas, e cila ishte në lëvizje. Më pas, ai qëlloi me armë zjarri, tha një zëdhënëse e policisë. Plumbi u përplas nga dritarja në anën e shoferit dhe e plagosi rëndë gruan, e cila është ende në sallën e operacionit. Por fatmirësisht pranë saj ndodhej një person, i cili ka ndërhyrë dhe i ka ndaluar gjakderdhjen të resë./BILD

gjermani

Sondazh

Poll