Bota

ME VIDEO- Burri nxirret nga rrënojat me cigare në gojë, ekipi: Hidhe dhe shtrihu, të jap një të re në spital

 Personi në fjalë është Soner Tugtekin dhe në video dëgjohet pjesëtari i ambulancës duke thënë në turqisht: "Xhaxha, vetëm hidhe atë cigare dhe shtrihu në shpinë. Do të të jap një kur të shkojmë në spital."

11 Shkurt 2023, 07:17 Nga A.B
ME VIDEO- Burri nxirret nga rrënojat me cigare në gojë, ekipi:
Burri

TURQI- Pavarësisht rrethanave të tmerrshme në të cilat u krijua, një foto nga Turqia arriti të sjellë buzëqeshje në fytyrat e përdoruesve të Twitter. Aty shihet një burrë i cili u nxor nga rrënojat dy ditë pas tërmetit shkatërrues në Turqi, por ajo që ra në sy të shumëkujt ishte se ai mbante një cigare në dorë ndërsa ekipet e shpëtimit po e fusnin në barelë.

Videoja u publikua nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, e cila tha se ishte filmuar në një kompleks banimi të shkatërruar në Adiyaman të mërkurën në mëngjes. Personi në fjalë është Soner Tugtekin dhe në video dëgjohet pjesëtari i ambulancës duke thënë në turqisht: "Xhaxha, vetëm hidhe atë cigare dhe shtrihu në shpinë. Do të të jap një kur të shkojmë në spital."

Pavarësisht se shpëtimtari i tha të hidhte cigaren, burri u përpoq ta pinte. Ai u raportua të kishte thënë se më mirë do të pinte një cigare sesa të shkonte në spital.

Një nga komentet në Twitter ishte: “Unë qesha”, dhe shumë shkruan se njeriu i shpëtuar që mezi priste të ndezte një puro ishte pafundësisht i lezetshëm.

“Tragjike, por e kuptueshme”, “Kjo është e vetmja gjë që më bëri të qesh javën e fundit”, “Kjo është një nga fotot legjendare”, “Kjo më bëri të qesh”, janë vetëm disa nga komentet.

termet ne turqi

Sondazh

Poll