Aktualitet

Protesta e Berishës, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj: Shmangni tubimet e mëdha

Ambasada këshillon qytetarët që të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

11 Shkurt 2023, 09:20 Nga A.B
Protesta e Berishës, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e
Ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada amerikane ka këshilluar qytetarët e saj që të shmangin lëvizjet pranë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" ku do të zhvillohet protesta e thirrur nga Sali Berisha. Në mesazhin e saj, Ambasada këshillon qytetarët që të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Opozita proteston sot në orën 12:00 në atë që e ka cilësuar si siparin e një revolucioni për largimin e qeverisë Rama, pas disa aferave mes të cilave edhe ajo e McGonigal. PD ka thënë se protesta do të jetë masive, madje në një letër drejtuar policisë së Tiranës, flitej për rreth 100 mijë protestues. Një pjesë e tyre do të jenë para selisë së PD-së, të cilët do të shoqërojnë kreun demokrat Sali Berisha drejt selisë së Kryeministrisë. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.

protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll