Aktualitet

ME FOTO- Pak orë para protestës, Policia merr masa: efektivë me maska kundra gazit lotsjellës, shtyllat lyhen me graso, kamerat 'gati' për filmim

Shtyllat mësohet se janë lyer me graso me qëllim që të pengojnë ngjitjen e protestuesve për dëmtimin e këtyre kamerave.

11 Shkurt 2023, 08:58 Nga A.B
ME FOTO- Pak orë para protestës, Policia merr masa: efektivë me
Tirana

TIRANË- Efektivët e policisë që janë angazhuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë në protestën e sotme të thirrur nga opozita, janë pothuajse të gjithë me maska kundër gazit lotjsjellës.

ME FOTO- Pak orë para protestës, Policia merr masa: efektivë me

Në shtyllat e bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë instaluar kamera. Por shtyllat mësohet se janë lyer me graso me qëllim që të pengojnë ngjitjen e protestuesve për dëmtimin e këtyre kamerave.

ME FOTO- Pak orë para protestës, Policia merr masa: efektivë me

Sot, 1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren, e nga ora 12:00 që nis protesta do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit. Rrugët ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve nga ora 06:00 dhe do të bllokohet qarkullimi nga ora 10:00 janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D'Ark" dhe bulevardi "Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Protesta nuk ka një limit kohor se kur do të mbarojë pasi PD e Berishës thotë se do e përcaktojnë vetë qytetarët. Protestuesit fillimisht do të mblidhen tek selia e Partisë Demokratike, në sheshi 'Skëndërbej' dhe atë Nënë Tereza dhe më pas do të zhvendosen para kryeministrisë. Sipas organizatorëve, në shesh do të jenë rreth 100 mijë qytetarë. Ndërkohë një ditë më parë u blindua godinës së kryeministrisë, dhe Kryesia e Kuvendit.

protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll