Aktualitet

PROTESTA/ Opozita sot në Bulevard, këto janë rrugët që do të bllokohen për disa orë

Duke filluar nga ora 06:00 e së dielës nuk do të lejohet parkimi i automjeteve

11 Shkurt 2023, 07:32 Nga A.B
PROTESTA/ Opozita sot në Bulevard, këto janë rrugët që
Sheshi

TIRANË- Partia Demokratike do të dalë sot në mesditë në Bulevard për të protestuar kundër qeverisë Rama. Për këtë arsye, disa rrugë të kryeqytetit do të jenë të bllokuara për qarkullim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bën të ditur se, duke filluar nga ora 06:00 e ditës së sotme nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Po ashtu, njoftohet se në këto rrugë do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e deri në përfundim të tubimit. Qytetarëve u bëhet thirrje që të shmangin akset e përmendura më sipër dhe të përdorin rrugë alternative.

protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll