Aktualitet

Protesta e opozitës/ Organizatorët në Gramsh: Do nisemi me makina private, shoferët e autobusëve s'pranojnë se gjobiten

Shoferët e autobusëve nuk kanë pranuar që të transportojnë drejt Tiranës, protestuesit, pasi kanë frikë nga gjobat e policisë.

11 Shkurt 2023, 08:41 Nga A.B
Protesta e opozitës/ Organizatorët në Gramsh: Do nisemi me makina
Proteste

TIRANË- Në protestën e thirrur nga opozita, ku kryefjalë e tyre është largimi nga pushteti i kryeministrit Rama, nga rrethi i Gramshit sipas kreut të Partisë Demokratike, Kodhel Çala, tubimit do i bashkohen 100 demokratë. Transportimi i protestuesve do të bëhet me rreth 25 autovetura, por jo në autokolonë apo me pankarta e flamuj.

Ai tha se shoferët e autobusëve nuk kanë pranuar që të transportojnë drejt Tiranës, protestuesit, pasi kanë frikë nga gjobat e policisë.

Ne vetë nuk kemi mundësi financiare që të paguajmë autobus dhe e dyta, shoferët e autobusëve nuk mund të na vijnë, pasi ndëshkohen me gjoba të mëdha nga policia e qarkullimit Elbasan. Kujtojmë faktin se unë si kreu i PD jam gjobitur me mjetin tim si taksist se perse po merrja pjesë në protestë.”, tha ai.

Kreu i Partisë së Lirisë, dega Gramsh, Admirim Kala deklaroi se në protestë do marrin pjesë 50-60 simpatizantë edhe qytetarë të thjeshtë.

Sot PD zhvillon proteste para kryeministrisë. 1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren, nga ora 12:00 që nis protesta, e derisa të përfundojë. Për pasojë do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.

protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll