Aktualitet

FOTO/ Emigrantët kthehen nga Italia për të marrë pjesë në protestë: T’i dalim zot Shqipërisë

Shqiptarët shihet në aeroportin e Fiumicinos me famuj shqiptarë dhe të Partisë Demoktratike në duar.

10 Shkurt 2023, 21:52 Nga F.M
FOTO/ Emigrantët kthehen nga Italia për të marrë pjesë
Shqiptarët në Itali

TIRANË- Në protestën e Partisë Demokratike do të ketë edhe emigrantë. Disa shqiptarë janë nisur nga Italia për të qenë prezent në Tiranë ditën e nesërme, kur bashkë me demokratët e tjerë do të marshojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Në foton e publikuar nga Ora, shqiptarët shihet në aeroportin e Fiumicinos me famuj shqiptarë dhe të Partisë Demoktratike në duar.

 “T’i dalim Zot Shqipërisë,”- janë shprehur ata.

Opozita kërkon largimin e kryeministri Edi Rama. Protesta u thirr pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, dosje që zbuloi dhe takimet e ish-zyrtarit të lartë me kryeministrin Edi Rama.

Nga ana tjetër, Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë. Mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës ditën e nesërme, që pritet të nisë në orën 12:00.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar rreth 1 orë para protestës deri në përfundim të protestës, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll