Aktualitet

"Berishën dhe Nanon", shqiptarë zgjedhin politikanin që do bënin tatuazh, vajza: Liderin e PD e kam në zemër, trupin s'e bëj fletore vizatimi

Disa prej të intervistuarve janë vënë në dilemën, nëse do të bënin tatuazh portretin e partnerit apo të politikanit të preferuar.

10 Shkurt 2023, 21:42 Nga DOSJA
"Berishën dhe Nanon", shqiptarë zgjedhin politikanin që
Qytetarja

TIRANË- A bëjnë shqiptarët tatuazhe dhe si e kanë raportin me këtë simbolikë? Intervistat e qytetarëve për emisionin “Stop” në Tv Klan japin përgjigje të ndryshme mbi pikturimin e pjesëve të trupit. Disa prej të intervistuarve janë vënë në dilemën, nëse do të bënin tatuazh portretin e partnerit apo të politikanit të preferuar.

Gazetari: Nëse ti do të vendosje të bëje portretin e një politikani, kë do të bëje?

Qytetari 1: Të Sali Berishës, po, po

Qytetarja 2: Lideri historik, padyshim, Sali Berishën.

Qytetarja 3: Sali Berishën e kemi në zemër, por nuk do e bënim tatuazh.

Gazetari: Nëse gruaja juaj do të thoshte që bëje emrin tim tatuazh, do e bëje?

Qytetari 2: Patjetër. Para femrave edhe Mbreti është gjunjëzuar.

Gazetari: A do e bënit tatuazh portretin e të dashurës?

Qytetari 1: Asnjëherë në botë.

Qytetarja 1: Po patjetër, pse jo.

Qytetarja 2: Ta bëja trupin tim fletore vizatimi?

Marrë nga tvklan.al

sali berisha fatos nano emisioni stop

Sondazh

Poll