Bota

Takimi Chollet-Kurti/ Reagon Hovenier: Mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për Kosovën dhe SHBA-të mbështetësin këtë propozim.

10 Shkurt 2023, 22:12 Nga a.l
Takimi Chollet-Kurti/ Reagon Hovenier: Mbështesim plotësisht hapat e
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për Kosovën dhe SHBA-të mbështetësin këtë propozim. Hovenier këtë koment e ka bërë duke reaguar përmes një postimi në Twitter të këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili tregoi se sot ka folur me kryeministrin Albin Kurti.

Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së. Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Hovenier.

Kryeministri Kurti pas takimit të 6 shkurtit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kishte shkruar në ‘Twitter’, ku kishte bërë të ditur se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Më 6 shkurt, Kurti deklaroi se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi gjashtë kushtet për formimin e tij. SHBA-ja dhe BE-ja kanë rritur presionin ndaj Kosovës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015. Uashingtoni ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë asociacion që do t’i ngjasonte një Republika Sërpska, siç është në Bosnjë e Hercegovinë. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, tha në fund të janarit se Asociacioni është i nevojshëm “për mbijetesën e popullit serb” dhe se formimi i tij është kërkesë e serbëve në Kosovë.

jeffrey hovenier

Sondazh

Poll