Bota

VIDEO/ Nisin strehimet me çadra në qytetin e Hatay-t, çdo gjë 'bardh e zi' në provincën e shkatërruar nga tërmeti

Të tjerë qytetarët turk janë në qiell të hapur dhe të pasigurt të kalojnë natën mes rrënojave, teksa temperometri shënon nën zero gradë Celsius.

10 Shkurt 2023, 22:17 Nga a.l
VIDEO/ Nisin strehimet me çadra në qytetin e Hatay-t, çdo
Hatay

TURQI- Qendra e qytetit Hatay është kthyer në një kamp për banorët që tërmeti i 6 shkurtit i la pa shtëpi. Në shesh janë vendosur dhjetëra çadra, ndërkohë që janë shpërndarë ushqime dhe veshmbathje. por jo të gjithë të pastrehët kanë një tendë, raporton gazetari i Top Channel.

Të tjerë qytetarët turk janë në qiell të hapur dhe të pasigurt të kalojnë natën mes rrënojave, teksa temperometri shënon nën zero gradë Celsius. Mbi 22 mijë është numri i viktimave deri më tani nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Zyrtarët turq dhe mjekët thonë se 18.991 njerëz kanë vdekur atje për shkak të tërmetit, ndërsa ka pasur 3.377 të vdekur në Siri, sipas agjencisë së lajmeve AFP, duke e çuar totalin aktual në 22.368.

termet ne turqi

Sondazh

Poll