Sport

Zlatan Ibrahimovic rikthehet te Milani, sot për herë të parë në stol pas dëmtimit...

Suedezi Zlatan Ibrahimovic do të jetë i gatshëm këtë të premte për Milanin, për herë të parë deri më tani këtë sezon.

10 Shkurt 2023, 15:40 Nga DOSJA
Zlatan Ibrahimovic rikthehet te Milani, sot për herë të parë

ITALI - Zlatan Ibrahimovic luajti ndeshjen e tij të fundit si 'kuqezi' më 22 maj, kundër Sassuolos. Ishte ndeshja që mbylli sezonin e kaluar dhe që kurorëzoi Milanin kampion në 'scudetton' 19 vjet pas suksesit të fundit. Tre ditë pas asaj ndeshje, Ibra iu nënshtrua një operacioni në gjurin e majtë, një ndërhyrje që e ka lënë jashtë fushës për tetë muaj.

Kjo tashmë ka kaluar, sepse tani Ibra është kthyer. Italiani Stefano Pioli, trajner i skuadrës së Milanit, konfirmoi në një konferencë për shtyp, se suedez do të jetë në stol në ndeshjen e rëndësishme të ligës kundër Torinos, në një kohë kur Milanit i duhet fitorja për të mos u larguar nga pozitat e Champions League.

Në këtë mënyrë, Pioli rikuperon një figurë, rëndësia e së cilës e kapërcen rolin e tij në fushën e blertë, një lojtar që doli në krye të dhomës së zhveshjes dhe që megjithatë nuk është në listën e Champions League, pasi sulmuesi suedez nuk është njëqind për qind pas periudhës së gjatë të pasivitetit.

"Roli i tij ka qenë gjithmonë ai i një motivuesi të madh dhe një lojtari i madh, shpresoj që ai të vazhdojë të jetë i tillë. Për Champions League, garancia që ai mund të na jepte ishte shumë e kufizuar për momentin, në një muaj e gjysmë, kush e di?”,- tha trajneri këtë të enjte në një konferencë për shtyp.

Milani është i gjashti në renditje, por është zhytur në një krizë loje, ku ka shtatë ndeshje në të cilat nuk ka njohur fitore. Të eliminuar nga Kupa dhe me Champions League në prag, ‘kuqezinjtë’ zënë pozitën e Conference League, një pikë pas pozitave të ‘Champions’, objektivi i ri i këtij Milani që e nisi sezonin duke dashur të rivlerësojë titullin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll