Sport

Mesfushori argjentinas Papu Gómez, operoi me sukses kaviljen e këmbës së majtë...

Argjentinasi u operua me sukses nga mjekët Ripoll dhe Van Dijk dhe do të jetë jashtë për të paktën pesë javë.

10 Shkurt 2023, 15:27 Nga DOSJA
Mesfushori argjentinas Papu Gómez, operoi me sukses kaviljen e

SPANJE - Papu Gómez i është nënshtruar një operacioni, për të zgjidhur problemin në ligamentin deltoid të kyçit të këmbës së majtë, që e shqetësonte që nga Kupa e Botës, ku e dëmtoi kyçin. 

Argjentinasi është operuar me sukses nga mjekët prestigjioz Pedro Luis Ripoll dhe Niek Van Dijk nga klinika e ekselencës e FIFA-s Ripoll dhe De Prado. Një ndërhyrje në të cilën ishin të pranishëm edhe mjeku i skuadrës argjentinase Daniel Martínez dhe një fizioterapist nga Sevilla.

Mesfushori do të mungojë për rreth pesë javë. Papu ka marrë pjesë këtë sezon në 18 ndeshje, gjithsej 911 minuta, duke nënshkruar dy asistime. Lojtari u kthye i prekur nga Kupa e Botës dhe u ‘dorëzua’ kundër Elçes më 28 janar, ku ai kaloi vetëm 19 minuta në fushë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll