Sport

Real Madrid mund të jetë 'xhelati' i Jurgen Klopp: në Angli parashikojnë shkarkimin e trajnerit nga Liverpool, nëse…

Richard Keys publikon se Liverpool mund të shkarkojë Klopp nëse eliminohet nga Real Madrid nga Champions League

10 Shkurt 2023, 12:27 Nga DOSJA

Real Madrid mund të jetë 'xhelati' i Jurgen Klopp: në

ANGLI - Në Angli parashikojnë se Liverpool do të shkarkojë Jurgen Klopp nëse ‘Reds’ eliminohen nga Real Madrid në 1/16 e Champions League.

"Unë supozoj, se Klopp do të largohet. Jo tani, por nëse Real Madrid e eliminon nga Champions League, mendoj se ai do të largohet para fillimit të sezonit të ardhshëm",- tha gazetari Richard Keys në publikimin e tij "Mund të vraposh, por nëse mundesh".

"Liverpooli është larg. Ata janë një hije e asaj që kanë qenë dikur dhe nuk është mirë të fajësohet FSG (Fenway Sports Group). Rënia është përgjegjësi e Klopp,"- këmbënguli Keys, duke fajësuar Kloppin për krizën e Liverpoolit, i cili mbërriti në Anfield në 2015.

Real Madrid mund të jetë 'xhelati' i Jurgen Klopp: në

Vendi i dhjetë i Liverpoolit në Premierligë, mundësia për t'u lënë jashtë Europës në sezonin 2023-2024, rënia e performancës së tij, loja e keqe dhe qëndrimi i keq i Klopp ndaj shtypit, janë arsyet që bordi i drejtorëve të skuadrës në ‘Anfield’ është i pakënaqur nga performanca e trajnerit të Dortmundit.

“Ka vetëm një fitues kur një trajner lufton me shtypin dhe ai nuk është trajneri”,- tha Richard Keys për luftën e Klopp me shtypin. Gazetari është veçanërisht i vështirë për Kloppin, për bastin e tij për spanjolin Thiago Alcántara: "Tiago ka jetuar tashmë momentin e tij më të mirë. Ai ishte lojtari i gabuar në klubin e gabuar, në kohën e gabuar. Ai e ngadalëson Liverpoolin. Në fakt, e gjithë mesfusha është shumë e vjetër, ose jo mjaftueshëm e mirë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll