Sport

Nëse do të vërtetohen parregullsitë, tifozët e Cityt: “Titujt do të kontaminoheshin!”...

Kevin Parker, sekretari i përgjithshëm i grupit të tifozëve të 'Qyetarëve', pranon se do të jetë e vështirë të hiqet stigma, nëse klubi përfundon të jetë fajtor.

10 Shkurt 2023, 11:57 Nga DOSJA
Nëse do të vërtetohen parregullsitë, tifozët e Cityt:

ANGLI - Kevin Parker, sekretari i përgjithshëm i grupit të tifozëve të Manchester Cityt, beson se titujt e fituar në vitet e fundit do të "njollën", nëse do të vërtetohej se skuadra angleze ka kryer parregullsi financiare në dekadën e fundit.

Këtë javë, City është akuzuar nga Premier League se ka kryer më shumë se njëqind parregullsi financiare, pas një hetimi katërvjeçar në të cilin ishte përfshirë klubi anglez.

"Unë kam besuar në këtë skuadër. Duke pasur mundësinë për t'u deklaruar i pafajshëm apo fajtor, klubi ka thënë se ata janë të pafajshëm. A do të zhgënjehem nëse ata janë fajtorë? Sigurisht, sepse një pjesë e besimit tim për atë që ky klub është më i miri, do të prishet," tha Parker në podkastin "The Sports Desk" .

“Një ditë para vendimit dhe një ditë më pas, unë do të vazhdoj të jem tifoz i Cityt dhe do t'i mbështes”,- pranoi Parker, i cili foli gjithashtu për atë që do të ndodhë me sukseset e Cityt gjatë dekadës së fundit.

“Arritjet do të njollosen nëse klubi është fajtor,- tha Parker. - Nëse ka një gjë që shpresoj si tifoz i Cityt, është se kjo do të na ndihmojë të bashkohemi më shumë. Pavarësisht se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, askush nuk mund të na i heqë ato momente të veçanta që kemi përjetuar."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll