Sport

‘Çështja Dani Alves’: Viktima e frikësuar, dëshiron ta shohë atë në burg dhe refuzon lirimin e përkohshëm të brazilianit...

Mbrojtja e lojtarit dëshiron që ai të jetë në lirim të përkohshëm

10 Shkurt 2023, 11:41 Nga DOSJA

‘Çështja Dani Alves’: Viktima e frikësuar,

SPANJE - Ndonëse pak ditë më parë u përmend se avokatët e Dani Alves do të bënin gjithçka që futbollisti të lirohej provizorisht, e reja që denoncoi ish-lojtarin e UNAM Pumas, e kundërshton këtë situatë, pasi e bëri të qartë se do të kishte rrezik.

Dani Alves është në burg të përkohshëm dhe pa të drejtë lirimi me kusht, pasi sulmoi seksualisht një grua të re, më 30 dhjetor në klubin e natës Sutton në Barcelonë. Mbrojtja e futbollistit ka deklaruar se ai mund të lirohet provizorisht për të vazhduar çështjen, por se do ta bënte këtë edhe me një byzylyk për t'u gjetur, duke dorëzuar pasaportën, por viktima nuk pranon.

Këtë të enjte, avokati i viktimës, Ester García, ka paraqitur akuza të ndryshme me shkrim për gjykatën e Barcelonës për të mbajtur Dani Alves në burgun Brians 2, pasi ata besojnë se për shkak të burimeve financiare të ish-lojtarit të Barcelonës, ai mund të largohej nga vendi.

“Ne e kuptojmë se ekziston ende rrezik ikje dhe masa paraprake e vendosur është e nevojshme për të garantuar praninë e tij gjatë gjithë procedurës, deri në nxjerrjen e një vendimi të fortë”,- tha Ester García.

‘Çështja Dani Alves’: Viktima e frikësuar,

Kështu, teksa po përcaktohet situata e Dani Alves në lidhje me mundësinë e lirimit provizor ose jo, lojtari ka rrëfyer në një nga deklaratat e tij të fundit se ka pasur depërtim seksual ndaj 23-vjeçares.

“Ai e ka pranuar që akti seksual është kryer përmes depërtimit”,- ishin deklaratat e Carlos Quílez, gazetar i Antena 3 në Spanjë. Në rast se informacioni është i vërtetë, kjo është hera e katërt që Dani Alves ndryshon deklaratën e tij dhe që do të ndikojë kundër brazilianit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll