Bota

VIDEO: Tërmet në Turqi i preku të gjithë, por jo "hajdutët", qytetarët i kapin dhe i dhunojnë. U ndërhyn Policia

Në videot që qarkullojnë shihen qytetarë të tërbuar teksa kapin grabitësit dhe i “kalbin në dru" në Adana dhe Gaziantep. Madje, në disa raste është dashur të ndërhyjnë policët për të shpëtuar hajdutët. 

10 Shkurt 2023, 16:33 Nga k.m.
VIDEO: Tërmet në Turqi i preku të gjithë, por jo
Pamje nga Turqia

TURQI- Situatat e krijuara nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi, nuk i kanë prekur të gjithë, duke u përpjekur të përfitojnë nga rrënojat dhe dhimbjet e qytetarëve. Disa persona kanë gjetur mundësinë për të sende me vlerë nga rrënojat. Megjithatë, disa nga këta grabitës u vunë re teksa po vidhnin dhe reagimet ndaj tyre... nuk ishin aspak miqësore.


Në videot që qarkullojnë shihen qytetarë të tërbuar teksa kapin grabitësit dhe i “kalbin në dru" në Adana dhe Gaziantep. Madje, në disa raste është dashur të ndërhyjnë policët për të shpëtuar hajdutët. 

Për çështjen e grabitësve, edhe Erdogan nga provinca Antiyaman, një nga zonat e goditura nga tërmetet shkatërruese në Turqinë juglindore, vuri në dukje se disa njerëz po plaçkisin dyqanet dhe po sulmonin bizneset. Por gjithashtu shtoi segjendja e jashtëzakonshme e shpallur në provincë, nuk do e pengonte shtetin të vendoste masat e nevojshme ndëshkuese.

termet ne turqi

Sondazh

Poll