Bota

Përgatiti çantën në rast tërmeti dy ditë para, si 12- vjeçarja parandjeu fatkeqësinë

Edhe pse 12 vjeçarja u përgatit për tërmetin ajo ende ndodhet nën rrënoja së bashku me prindërit e saj.

10 Shkurt 2023, 14:44 Nga a.l
Përgatiti çantën në rast tërmeti dy ditë para,
Enes Melih Akat

TURQI- Bilanci i vikimave nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri sa vjen dhe rritet ndërsa të afërm e familjarë janë me sytë nga rrënojat me shpresën për të gjetur fëmijët e tyre. Hitosri të tilla të trishta, janë tashmë e vetmja panoramë e tragjedisë në Turqi. Në Kahramanmaraş, Elif Rabia Akat 12 vjeç përgatiti një çantë në rast tërmetesh në shtëpi të shtunën e kaluar. Elif Rabia, e cila i regjistroi ato momente me telefon, futi ushqim në çantë për vete dhe për macen e saj të quajtur ‘Kaju’ dhe ia dërgoi videon vëllait të saj Enes Melih Akat 21 vjeç. Babai i saj Mehmet, oficer policie dhe nëna e saj Eda Akat mbetën në rrënojat e ndërtesës që u shemb në tërmetin 7.7 ballë që ndodhi 2 ditë pas xhirimit të videos, shkruajnë mediat e huaja. 

Vëllai i saj student erdhi në qytet pasi nuk po lidhej dot me familjarët e tij pas tërmetit dhe teksa ndiqte përpjekjet e shpëtimit në rrënojat, tha: “Motra ime më gëzoi me ndjeshmërinë e tij kur xhiroi videon. Dukej sikur e dinte që do të kishte një tërmet me përgatitjet e saj.”

Edhe pse 12 vjeçarja u përgatit për tërmetin ajo ende ndodhet nën rrënoja së bashku me prindërit e saj. Në videomesazhin që Elif Rabia Akat i dërgoi vëllait të saj 2 ditë para tërmetit, shihet se ajo ka vendosur ushqim, zinxhir, ilaçe dhe jelek uji në çantën e tërmetit të fuqishëm që shkaktoi një nga tragjeditë më të mëdha të vendit. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll