Bota

Zonja e parë turke viziton foshnjat e paidentifikuara të tërmetit në spital

Mjekët e spitalit i kontrolluan dhe konfirmuan se foshnjat ishin në një gjendje të qëndrueshme, përpara se të lejonin Zonjën e Parë të Turqisë, Emine Erdogan t'i vizitonte.

10 Shkurt 2023, 14:58 Nga a.l
Zonja e parë turke viziton foshnjat e paidentifikuara të tërmetit
Emine Erdogan

TURQI- Presidenti turk Erdogan dërgoi një aeroplan presidencial për 16 foshnjat që u shpëtuan nga rrënojat në Kahramanmaras në kryeqytetin e vendit. Mjekët e spitalit i kontrolluan dhe konfirmuan se foshnjat ishin në një gjendje të qëndrueshme, përpara se të lejonin Zonjën e Parë të Turqisë, Emine Erdogan t'i vizitonte, shkruajnë mediat e huaja. 

Shumica e familjeve të fëmijëve nuk janë aktualisht të gjurmueshme, por ka ende shpresë pasi operacionet e shpëtimit po vazhdojnë në vendet e prekura në vend. Në një deklaratë të bërë më herët, Erdogan pranoi se ka pasur "mangësi" në reagimin e Turqisë ndaj tërmetit dhe fajësoi kushtet e motit të ftohtë dhe dëmtimin e aeroportit të Hatay.

emine erdogan termet ne turqi

Sondazh

Poll