Bota

Plani i sulmit në Ukrainë devijon/ Raketa kalon në hapësirën ajrore të Moldavisë, Kishinau thirrje ambasadorit rus

Forca ajrore ukrainase tha se 71 raketa u hodhën në sulmin “masiv” të ditës së djeshme, nga të cilat rrëzuan 61 prej tyre. Dje presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u takua me liderët e BE-së dhe bëri thirrje për dërgimin e avionëve.

10 Shkurt 2023, 10:28 Nga a.l
Plani i sulmit në Ukrainë devijon/ Raketa kalon në
Moldavi Rusi

RUSI- Rusia ka vijuar edhe sot me planet për të sulmuar nga ajri Ukrainën. Por duket se sulmi ka devijuar pasi ka kaluar në hapësirën ajrore të Moldavisë. Gjenerali i Lartë i Kievit tha se dy raketa të lëshuar nga Deti i Zi fluturuan mbi kryeqytetin Kishinau të Moldavisë. Po ashtu, ai tha se raketat kaluan dhe mbi Rumaninë, por kjo e fundit e ka kundërshtuar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov tha se kjo çështje i përket Ministrisë së Mbrojtes, ndaj nuk ka preferuar të komentojë. Ndërkohë, Moldavia ka thirrur ambasadorin rus për të diskutuar rastin, shkruan BBC. 

Forca ajrore ukrainase tha se 71 raketa u hodhën në sulmin “masiv” të ditës së djeshme, nga të cilat rrëzuan 61 prej tyre. Dje presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u takua me liderët e BE-së dhe bëri thirrje për dërgimin e avionëve.

Nga sulmi ajror Ukraina është duke vuajtur nga mungesa e energjisë elektrike, pasi në shënjestër kanë qenë pikërisht këto objekte. Vetëm në Kharkiv, rreth 150,000 banesa kanë mbetur pa energji elektrike.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll