Sport

“Duhej bërë një zgjedhje: o ai, ose unë!” Të vërtetat e Donnarumma për bashkëjetesën me Navasin për të mbrojtur portën e PSG-së

Portieri italian i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, flet për bashkëjetesën e tij me Keylor Navas, e cila u ndërpre këtë dimër.

10 Shkurt 2023, 11:00 Nga DOSJA
“Duhej bërë një zgjedhje: o ai, ose unë!”

FRANCE - Që nga fundi i afatit kalimtar dimëror, Gianluigi Donnarumma më në fund shpëtoi nga prania e rëndë e Keylor Navas. Portieri kostarrikan, në fakt, i është bashkuar formacionit të Premier League të Nottingham Forrest, ku ka shënuar edhe portën e pastër për ndeshjen e tij të parë. 

Edhe nëse gjërat do të ishin të qarta këtë sezon me ardhjen e Christophe Galtier në pankinën e Parisit, me numrin një italiani dhe numrin dy të kostarikanit, gjithsesi prania e tij mund ta pengonte zhvillimin e portierit 23-vjeçar transalpin, i cili mbërriti i lirë në PSG gjatë sezonin 2021, duke ‘braktisur’ Milanin. 

Këtë të enjte në rubrikat e L’Equipe, Donnarumma flet hapur për konkurrencën e tij me Navas. Në sezonin e kaluar, trajneri i mëparshëm Mauricio Pochettino kishte bërë zgjedhjen e alternimit të tyre, por me ardhjen e Christophe Galtier, gjërat ndryshuan. 

“Për mua, sezoni i kaluar më ndihmoi të rritem jashtëzakonisht shumë, pikërisht për shkak të këtyre vështirësive. Ishte një eksperiencë që fitova. Këtë vit, trajneri Christophe Galtier më dha një hierarki të qartë dhe e falënderoj për besimin e tij. Është normale të bësh zgjedhje në një moment. 

Dhe ne duhej të bënim një zgjedhje, qoftë ai apo unë, ishte e rëndësishme për të gjithë. Vitin e kaluar, gjëja e rëndësishme ishte të përpiqesha të isha gati sa herë që luaja. E kam marrë kështu, edhe nëse është e vështirë, është një ekperiencë shtesë që të ndihmon, sidomos kur je i ri”.

Pavarësisht një situate të komplikuar, kampioni i Europës 2020 me skuadrën ‘azzurra’ tregon se të dy portierët kanë shkuar gjithmonë mirë. “Sigurisht, nuk është e lehtë, duhet të dish si ta menaxhosh këtë situatë të veçantë. 

Keylor dhe unë jemi dy djem të mirë, kemi kaluar mirë, por është normale që është e vështirë. Menaxhimi, me kalimin e kohës, bëhet i ndërlikuar. Ne e morëm mirë, ai si unë, duke u përpjekur të ndihmojmë ekipin, gjë që është e vetmja gjë e rëndësishme. Nuk bëhej fjalë vetëm për të, apo për mua, por për të gjithë ekipin”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll