Aktualitet

ME VIDEO- Nisma e 5-vjeçares bashkon qytetarët! Shqiptarët mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti në Siri dhe Turqi

Rania Kasaj në një video të postuar në instagram nga prindërit e saj, shfaqet teksa kërkon që të ndihmohen të prekurit nga tërmeti në Turqi.

10 Shkurt 2023, 14:11 Nga k.m.
ME VIDEO- Nisma e 5-vjeçares bashkon qytetarët! Shqiptarët
Megi Gjoni dhe Rania Kasaj

TIRANË- Gjithë bota është solidarizuar me dhimbjen e të prekurve në Turqi dhe në Siri nga tërmeti i disa ditëve më parë që mori jetën e mbi 22 mijë personave. Por nuk mund të mungonte dhe Shqipëria. Shqiptarët kanë nisur mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Iniciativa është nisur nga 5 vjeçarja, Rania Kasaj, e cila në një video të postuar në instagram nga prindërit e saj, shfaqet teksa kërkon që të ndihmohen të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo thotë: Jam 5 vjeçe. Bashkë me shkollën time do mbledhim donacione për Turqinë dhe Siriinë. Faleminderit dhe ju dua!

Në një lidhje skype për studion e ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV, Megi Gjoni, nëna e 5 vjeçares ka bërë me dije se prej ditësh kishte nisur grumbullimi i ndihmave nga shqiptarët për të prekurit nga tërmeti në Turqi.

“Më duhet të specifikoj se duke parë situatën e vështirë në këto vende është e pamundur të qëndrosh indiferent. Në rradhë të parë jemi duke mbledhur ndihma gjithashtu e kemi edhe një farë detyrimi ndaj këtij vendi që na është gjendur pranë. Ditën e martë 14 shkurt nisen ndihmat e Shqipërisë drejt Turqisë. Jemi në limitet e kohës për të gjithë ata që duan të dhurojnë ndihma. Ka pasur reagime pozitive nga miq, shokë, familjarë gjithashtu edhe nxënës shkolle. Kaa pasur shqiptarë jashtë republikës që kanë pyetur si mund të japin ndihmën e tyre dhe u kemi dërguar numrat e llogarisë së ambasadës turke ku mund të japin ndihmën e tyre materiale ose në rast tjetër edhe t’i dërgojnë këtu në Tiranë dhe më pas t’i nisim drejt Turqisë,”- u shpreh Gjoni.

Mësohet se ndër ndihmat e dhëna nga qytetarët deri më tani, përfshiheshin ngrohëse elektrike, tenda, dyshekë, tenda dhe veshmbathje për të mitur dhe të rritur në mënyrë që të kenë mundësi të përballojnë të ftohtin.

Nëse dëshironi të kontribuuoni, bëjeni dhe ju! 

megi gjoni rania gjoni

Sondazh

Poll