Aktualitet

Dhunë në familje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 3 persona në Korçë

Ndërkohë që po ashtu është arrestuar dhe një tjetër 41-vjeçar për dhunë në familje.

10 Shkurt 2023, 12:57 Nga I.A
Dhunë në familje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur,
Policia Korce

KORÇË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga kanë rënë një 19-vjeçar, i cili është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. Një 41-vjeçar është arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ndërkohë që po ashtu është arrestuar dhe një tjetër 41-vjeçar për dhunë në familje.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit: - F. M., 19 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytet u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi; - H. M., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vashtëmi, u kap duke drejtuar automjetin tip “Seat”, në gjendje të dehur.
---
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 41 vjeç, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

arrestohen 3 persona ne korce

Sondazh

Poll