10 Shkurt 2023, 14:06
Nga I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Një person është vënë në pranga në Korçë pasi është kapur në flagrancë duke organizuar lojë pokeri. Mësohet se pronari i lokalit ku zhvilloheshin lojërat e fatit është shpallur në kërkim, ndërkohë që janë proceduar penalisht tre persona qe e luanin këtë lojë. Pronarit të lokalit gjithashtu i janë gjetur pije alkoolike të kontrabanduara.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”. Kishte përshtatur lokalin e tij, për të luajtur lojëra fati (poker), dhe shiste pije të dyshuara të kontrabanduara, në këtë lokal, shpallet në kërkim 46-vjeçari (pronari i lokalit). Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke organizuar lojën e pokerit, në këtë lokal. Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë që po luanin këtë lojë. Sekuestrohen një shumë parash dhe pije të dyshuara të kontrabanduara, që u gjetën në lokal. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DVP Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme të qarkut Korçë, në të cilat dyshohet se ushtrohet kjo veprimtari. Si rezultat është goditur 1 rast për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi N. D., 34 vjeç, banues në Pustec, Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi N. Th., 46 vjeç, banues në Pustec, Korçë (pronari i lokalit), për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Dh. Z., Xh. N. dhe S. G. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në lokalin në pronësi të shtetasit N. Th., në lagjen nr. 9, Korçë, u konstatua shtetasi N. D. (në rolin e organizatorit), duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit (poker) dhe 3 shtetasit e tjerë Dh. Z., Xh. N. dhe S. G. Këtyre shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi N. Th (i shpallur në kërkim), kishte të punësuar në lokalin e tij një punonjës të pasiguruar në organet tatimore. Gjithashtu, në ambientet e këtij lokali u gjetën dhe u sekuestruan pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
basti i fundit
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 14:06
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Marjol Alikon, i cili akuzohet se teks...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 13:59
A.B
Saimir Sula
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar për rastin e Saimir Sulës. Ata bëjnë të...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 13:45
A.B
Joy Aoko
TIRANË- Hetuesit janë rikthyer për të dytën herë dhe kanë kryer eksperiment hetimor në hotelin prej nga dy...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 13:18
A.B
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të kalonte në territorin e vendit tonë, qindra li...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 13:02
k.m.
Aksidenti në Divjakë
DIVJAKË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të Divjakës. Sipas të dhënave...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 12:57
I.A
Policia Korce
KORÇË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Korçë për vepra të ndryshme penale. ...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 12:31
A.B
Vila
TIRANË- Dy 'shtëpitë e barit' që u zbuluan në Vlorë, janë pikasur nga plagosja dhe nga konsumi i tepërt i ener...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 12:19
A.B
Vila
VLORË- Vila Luksoze në Vlorë ku u zbuluan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lënd&eum...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 12:06
k.m.
Foto ilustruese
AEGALEO- Policia greke ka vendosur në pranga 2 shqiptarët, të cilët akuzohen se janë anëtarë të nj&...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 11:52
A.B
Policia
TIRANË- Protesta e thirrur nesër nga opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Nesër, mbi 1100...