Aktualitet

Kokainë nga Shqipëria në Athinë/ Arrestohen anëtarët e një bande shqiptare, "mallin" dhe hashashin e kishin "specialitet", misteri i pluhurit të panjohur

Policia ka lokalizuar në banesën në Aegaleo dhe pas kontrolleve ka gjetur dhe ka konfiskuar 18 kg kokainë, 122 kg hashash, një pistoletë, fishekë, peshore precize.

10 Shkurt 2023, 12:06 Nga k.m.
Kokainë nga Shqipëria në Athinë/ Arrestohen
Foto ilustruese

AEGALEO- Policia greke ka vendosur në pranga 2 shqiptarët, të cilët akuzohen se janë anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të drogës. Sipas mediave greke, Policia ka lokalizuar në banesën në Aegaleo dhe pas kontrolleve ka gjetur dhe ka konfiskuar 18 kg kokainë, 122 kg hashash, një pistoletë, fishekë, peshore precize.

Policia gjeti gjithashtu 4 kilogram pluhur, por nuk dihet se çfarë lënde narkotike dhe për këtë arsye e kanë dërguar në Laboratorin e Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve të Neesbomb.gr, dy të arrestuarit i përkasin një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryesisht kokainë, që shkon në Greqi nëpërmjet Shqipërisë.

Megjithatë Policia arriti të sekuestronte sasinë e madhe të kokainës, përpara se narkotrafikantët ta kanalizonin në strehat e Athinës.

 

policia

Sondazh

Poll