Aktualitet

Dhunimi barbar i vajzës keniane, hetuesit rikthehen në vendin e krimit, rindërtohet skena

Grupi hetimor ka rindërtuar vendin e ngjarjes që të mund të përcaktojë rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja që u mbajt e fshehtë për disa muaj.

10 Shkurt 2023, 13:45 Nga A.B
Dhunimi barbar i vajzës keniane, hetuesit rikthehen në vendin e
Joy Aoko

TIRANË- Hetuesit janë rikthyer për të dytën herë dhe kanë kryer eksperiment hetimor në hotelin prej nga dyshohet se pasi u dhunua u hodh nga lartësia Joy Aoko, vajza e re nga Kenia, e cila punonte si krupiere në një kazino në Tiranë.

Grupi hetimor ka rindërtuar vendin e ngjarjes që të mund të përcaktojë rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja që u mbajt e fshehtë për disa muaj. Në dhomën ku qëndronte vajza si dhe në katin e tretë të hotelit janë marrë fije floku dhe janë çuar për ekspertim.

Vajza është larguar pas muajsh qëndrimi në spitalin e Traumës drejt vendit të saj. Policia e Prokuroria janë duke pritur edhe përgjigje nga kompanitë celulare pasi iu kanë sjelle tabulatet, por akoma logimet me internetin.

Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte.

Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s'ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen./Dosja.al

joy aoko

Sondazh

Poll