Aktualitet

Aksident në hyrje të Divjakës, automjeti shemb murin rrethues të një banese

Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur dhe njëri prej tyre ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.

10 Shkurt 2023, 13:02 Nga k.m.
Aksident në hyrje të Divjakës, automjeti shemb murin rrethues
Aksidenti në Divjakë

DIVJAKË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të Divjakës. Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur dhe njëri prej tyre ka përfunduar në oborrin e një shtëpie. Automjeti tip “Golf” pas një përplasje me një automjet tjetër.

Ai ka shembur murin rrethues të një shtëpie, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Ndërkohë që Policia ka mbërritur në vendngjarje së bashku me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti qe ka rezultuar me dëme materiale.

aksidenti ne divjake divjake

Sondazh

Poll