Aktualitet

Shiste fëmijët 5 mijë euro në barkun e nënës, lihet në burg nga Gjykata e Durrësit babai: Isha i pirë, unë i dua fëmijët

Nuredini mohoi akuzën e bërë, duke thënë se nuk do të shiste fëmijën e tij pasi ai ka dhe 5 fëmijë të tjerë për të cilët kujdeset.

10 Shkurt 2023, 11:41 Nga A.B
Shiste fëmijët 5 mijë euro në barkun e nënës,
Embrah Nuredini

DURRËS- Gjykata e Durrësit lë në burg Embrah Nuredinin, babain që bëri marrëveshjen prej 5 mijë eurosh për të shitur foshnjën ende palindur. Përfaqësuesja e akuzës, e cilësoi flagrant rastin dhe pse në tentativë dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Prokurorja Anila Bebeçi kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Embrah Nuredinin nga Elbasani dhe me banim në Durrës.

Nuredini mohoi akuzën e bërë, duke thënë se nuk do të shiste fëmijën e tij pasi ai ka dhe 5 fëmijë të tjerë për të cilët kujdeset. Para gjykatës ai u paraqit pa avokat mbrojtës pasi situata e tij ekonomiko-financiare nuk ia lejon.

Avokatja e caktuar kërkoi arrest shtëpie, bazuar dhe në rolin e Nuredinit si i vetmi që siguron ushqim për familjen përmes mbledhjes së kanaçeve.

”Dua të shkoj te fëmijët dhe nuk e di si e kanë bërë këtë. Atë ditë kam qenë i pirë. Unë jam i vetmi që e mbaj familjen me ushqim. Mbledh kanaçe. I dua fëmijët”– tha para gjykatës babai që vuri në shitje fëmijën e tij.

gjykata e durresit embrah nuredini

Sondazh

Poll