Kontrabandë me mallra, prcedohen penalisht dy persona në Dibër
Policia DIBËR- Dy persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Dibër për kontrabandë me mallra. Mësohet s...
Me 8 vite burg me gjykim të shkurtuar kërkohet edhe dënimi i Artur Ballës. Ndërkohë, çështja për biznesmenin Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar u nda më vete.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin e Bledar Lilos me 8 vite burg me akuzën e pastrimit të parave dhe grup të strukturuar kriminal. Me 8 vite burg me gjykim të shkurtuar kërkohet edhe dënimi i Artur Ballës. Ndërkohë, çështja për biznesmenin Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ndarë më vete nga SPAK. Gjithashtu, GJKKO vendosi konfiskimin e 18 milionë euro që ishin transferuar në Shqipëri për t’u pastruar dhe që i përkisnin mafias italiane.
NJOFTIM I SPAK-ut
Në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në datën 09.02.2023 është zhvilluar seanca gjyqësore e radhës për çështjen penale në ngarkim të të pandehurve Artur Balla dhe Bledar Lilo, të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) e (dh), si dhe nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Në këtë seancë gjyqësore Prokuroria e Posaçme në diskutimin përfundimtar ka kërkuar si më poshtë:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Artur Balla për veprat penale që është akuzuar dhe dënimin e tij me 13 vjet burgim. Për shkak të zhvillimit të proçedurës së gjykimit të shkurtuar, ulet 1/3 e dënimit, si rrjedhim është kërkuar përfundimisht dënimi i të pandehurit Artur Balla me 8 vjet e 8 muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Lilo për veprat penale që është akuzuar dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim. Për shkak të zhvillimit të proçedurës së gjykimit të shkurtuar, ulet 1/3 e dënimit, si rrjedhim është kërkuar përfundimisht dënimi i të pandehurit Bledar Lilo me 8 vjet burgim.
Gjithashtu është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i shumës monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet një, pikë pesëdhjetë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare në emër të Francesco Zummo, në Bankën Alpha, Tiranë, të sekuestruara gjatë fazës së hetimit paraprak nga Prokuroria e Posaçme. Çështja penale në ngarkim të të pandehurit Rezart Taçi është ndarë gjatë fazës së seancës paraprake dhe do të gjykohet si çështje penale më vete, për shkak se ky i pandehur është në mungesë dhe duhet të kryhen proçedurat e nevojshme të parashikuara në Kodin e Proçedurës Penale për të pandehurit që gjykohen në mungesë.
Policia DIBËR- Dy persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Dibër për kontrabandë me mallra. Mësohet s...
Policia VLORË- Plagosja me armë zjarri në Vlorë, një ditë më parë, nisi për shkak të punimit të tok&...
Policia greke GREQI- Katër personat e arrestuar në Megarë, në një operacion policor të Prokurorisë së Narkotikë...
Foto ilustruese ITALI- Në vitin 2022, krimet e kryera nga të miturit nën moshën 18 vjeç janë rritur krahasuar me vitet e m&...
Turqit TIRANË-Pesë turqit që u kapën në Durrës me pasaporta false bullgare, kanë tronditur me rrëfimin e tyre n&eum...
Mand Çela dhe Igli Fejzo BRITANI E MADHE- Dy djem nga Elbasani pretendohet se janë kapur duke grabitur një shtëpi bari shqiptar...
I arrestuari ELBASAN- Nënë e bir janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan për trafik të lëndëve narkotike. M&eu...
DANIMARKË- Mbi 13 persona mes tyre dhe 10 shqiptarw janë mbledhur në Gjykatën e Lartë Lindore në Danimarkë për të...
Vila VLORË- Policia ka ndarë pamjet nga aksioni antidrogë 'Indoors'. Dy kate janë zbuluar në vilën në pronësi t&eum...
Pamjet brenda viles VLORË- Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion anti-kanabis në Vlorë dhe ka vënë në pranga ...