Aktualitet

Si nisi përplasja me armë zjarri në Vlorë? Zahaj i kërkoi llogari autorit: Pse punon tokën afër pronës time?

Zahaj ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar ndaj 40 vjeçarit duke e lënë të plagosur.

10 Shkurt 2023, 11:27 Nga A.B
Si nisi përplasja me armë zjarri në Vlorë? Zahaj i
Policia

VLORË- Plagosja me armë zjarri në Vlorë, një ditë më parë, nisi për shkak të punimit të tokës. I plagosuri, 40-vjeçari, Dëfrim Pashaj, ishte duke punuar tokën pranë banesës së autorit, Ledjon Zahaj. 

Ky i fundit i ka kërkuar llogari përse po punonte tokën pranë banesës së tij dhe pas një konflikti fizik mes tyre, Zahaj ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar ndaj 40 vjeçarit duke e lënë të plagosur. Më pas kontrollet e policisë kanë zbuluar se pranë shtëpisë së Ledjon Zahajt ishte edhe vila luksoze e kunatit të tij, Lorenc Xhaferrajt, ku ishte përshtatur kultivimi i bimëve narkotike.

Përplasja me armë çoi në arrestimin e 6 personave, shpalljen në kërkim të dy të tjerëve dhe sekuestrimin e ambienteve që ishin përshtatur për të kultivuar lëndë narkotike.

operacion antidroge ne vlore ledjon zahaj defrim pashaj

Sondazh

Poll