Sport

Ancelotti dhe Guardiola do të garojnë me Scalonin, për çmimin “The Best”…

FIFA ka zbuluar tre finalistët për çmimin e ‘Trajnerit më të mirë” në The Best Awards...

9 Shkurt 2023, 17:57 Nga DOSJA
Ancelotti dhe Guardiola do të garojnë me Scalonin, për

ZVICER - Lionel Scaloni, Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola janë tre finalistët për çmimin e FIFA-s për “Trajnerin më të mirë” 2022. Qeveria e futbollit botëror ka bërë publike listën përfundimtare, që do të garojë për çmimin më 27 shkurt në Paris. 

Këtë të mërkurë FIFA njoftoi tashmë se Courtois, Dibu Martínez dhe Bono do të konkurrojnë për çmimin e “Portierit më të mirë”. Të premten, FIFA do të shpalli edhe tre finalistët në listën e ngushtë për “Lojtarin më të mirë”, për meshkuj dhe femra.

Këto çmime, ndryshe nga “Topi i Artë” që përfshin gjithçka që ka ndodhur midis gushtit 2022 dhe korrikut 2023, mbulojnë gjithçka që ka ndodhur midis 8 gushtit 2021 dhe 18 dhjetorit 2022.

Carlo Ancelotti shtoi për herë të katërt Champions League me Real Madridin, duke u bërë trajneri i vetëm që ka shënuar katër të tilla në rekordin e tij. Lionel Scaloni ka fituar Kupën e Botës në Katar me Argjentinën, triumfi i tretë mbarëbotëror i ‘Albicelestëve’. 

Pep Guardiola fitoi Premier League 2022 me Manchester City dhe ishte gjysmëfinalist i Champions League me ekipin e Cityt. Fituesi do të zëvendësojë Thomas Tuchel, fituesin e edicionit të mëparshëm, në The Best.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll