Sport

VIDEO/ Gjesti i Tchoauménit, që zemëroi dhe krijoi sherr me egjiptianët e Al Ahly-t...

Gjatë një rishikimi të VAR-it, pati një përleshje midis disa lojtarëve

9 Shkurt 2023, 17:13 Nga DOSJA

VIDEO/ Gjesti i Tchoauménit, që zemëroi dhe krijoi sherr me

MAROK - Në minutën e 85-të të gjysmëfinales së Kupës së Botës për Klube, mes Al Ahly dhe Real Madrid, e cila përfundoi me rezultatin 1-2, gjyqtari Andrés Matonte u paralajmërua nga dhoma e VAR-it për të rishikuar një penallti të mundshme ndaj  Vinicius. 

Ndërsa arbitri shkoi në fund të fushës për të parë aksionin të përsëritej në ekran, lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë në një sherr të vogël, që nuk shkoi shumë larg dhe përfundoi me kartonët e verdhë për Abdelmonem dhe Tchouaméni.

Arsyeja e mosmarrëveshjes nuk është gjë tjetër, veçse një gjest i mesfushorit francez të madrilènëve që nuk i ka pëlqyer aspak kundërshtarëve. Ndeshja u ndërpre sepse gjyqtari Matonte po fliste me VAR-in dhe sapo nis rrugën drejt ekranit, Tchouaméni, i cili e kishte topin në dorë, shkon te penalltia duke buzëqeshur dhe e lë topin te pika e bardhë me një gjest bombastik, duke e aluduar se arbitri do të përfundojë duke sinjalizuar dënimin maksimal.

Kjo veprim nuk i ka pëlqyer qendërmbrojtësit egjiptian, i cili nuk ka ngurruar ta gjuajë topin nga distanca dhe ta qortojë francezin për gjestin. Rüdiger shfaqet shpejt dhe fillon një përleshje e vogël midis katër lojtarëve që nuk u bë më e madhe, thjeshtë u dha dy kartonë të verdhë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll