Sport

“Të duhet vetëm një minutë, për të shënuar një gol”! Fraza virale e Perezit për Arribas...

21-vjeçari Sergio Arribas u fut në fushën e ndeshjes në minutën e 90-të +8, duke zëvendësuar brazilianin Vinicius Junior. Dhe për fat shënoi…

9 Shkurt 2023, 17:32 Nga DOSJA

“Të duhet vetëm një minutë, për të

MAROK - Florentino Pérez zbriti në dhomat e zhveshjes së Real Madridit menjëherë pas kualifikimit për në finalen e Kupës së Botës për Klube, duke mposhtur Al Ahly 4-1. 

Presidenti bardhezi ka uruar të gjithë lojtarët, por ka qëndruar për një kohë më të gjatë me Arribas, të cilit i tha: “Të duhet vetëm një minutë për të shënuar një gol”, për të cilin sulmuesi i ri u përgjigj: “Një top, një top”. Një frazë që tashmë është bërë virale.

21-vjeçari Sergio Arribas u fut në fushën e ndeshjes në minutën e 90-të plus 8, duke zëvendësuar brazilianin Vinicius Junior.

Dhe për fat, në topin e parë që ai preku, gjuajti dhe shënoi golin e fundit, që fiksoi fitoren 4-1 për Realin Madridin, i cili të shtunën do të luajë ndeshjen finale për Kupën e Botës për Klubet me skuadrën saudite të Al Hilal-it.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll