Sport

Premier League do të gjunjëzohen sërish, lufta kundër racizmit do të vazhdojë…

Në fundjavë do të ‘festohet’ përvjetori i masave të zbatuara kundër paragjykimeve racore

9 Shkurt 2023, 19:34 Nga DOSJA
Premier League do të gjunjëzohen sërish, lufta kundër

ANGLI - Lojtarët e Premier League do të gjunjëzohen sërish në fushë, përpara fillimit të çdo ndeshjeje në raundin e fundjavës së ardhshme. Liga njoftoi këtë të enjte, se akti i protestës do të miratohet nga të gjitha skuadrat në ndeshjet nga data 9 deri në 11, të vijuar me dyvjetorin e luftës kundër racizmit në sport.

“Nuk ka vend për racizëm”, ideja është vënë në praktikë nga Premier League në shkurt 2021. Ndër masat e zbatuara është edhe një sistem monitorimi i abuzimit në internet, i cili mundëson një raportim të shpejtë.

“Trajtimi i diskriminimit dhe rritja e diversitetit në futboll, ka një rëndësi të madhe për Premier League dhe klubet tona. Plani i veprimit "Nuk ka vend për racizëm" bashkon punën e gjatë të Ligës në këtë fushë, ndërsa ne përpiqemi ta bëjmë lojën më gjithëpërfshirëse. Dhe jam i lumtur të shoh, se progresi vazhdon të bëhet në të gjitha fushat kryesore të planit të veprimit. Megjithatë, ka më shumë që mund dhe do të bëhet për të nxitur ndryshime domethënëse”,- tha CEO i Premier League, Richard Masters.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll