Sport

Përse Joana Sanz, gruaja e Dani Alves kaloi disa ditë në Paris?

Ndërsa Dani Alves akuzohet për përdhunim dhe është lënë në paraburgim, gruaja e tij Joana Sanz kaloi disa ditë në Paris për të hequr mendjen nga gjërat. Por jo vetëm, sipas shtypit spanjoll.

9 Shkurt 2023, 18:43 Nga DOSJA
Përse Joana Sanz, gruaja e Dani Alves kaloi disa ditë në Paris?

SPANJE - Një lëvizje që nuk kaloi pa u vënë re. Për herë të parë, fundjavën e kaluar, gruaja e Daniel Alves vizitoi bashkëshortin e saj në burg, i akuzuar për përdhunim nga një e re 23-vjeçare dhe i vendosur në paraburgim që prej 20 janarit. Në këtë proces, modelja spanjole fluturoi për në Paris, ku kaloi disa ditë.

Ajo e bëri këtë udhëtim në kryeqytetin francez për të pastruar mendjen, teksa po kalon momentin më të vështirë të jetës së saj. Sepse përveç halleve ligjore të bashkëshortit të saj futbollist, ajo pati dhe dhimbjen e humbjes së nënës, e cila vdiq, një muaj më parë. Por kjo nuk është arsyeja e vetme, sipas shtypit spanjol.

Joana Sanz thuhet se është në kërkim të një apartamenti në Paris, ku jetonte tashmë gjatë kalimit të mbrojtësit brazilian te PSG (2017-2019), për të nisur një jetë të re larg Spanjës dhe Dani Alves. Ajo po mendon vendosjen në Francë në javët e ardhshme, në varësi të mundësive profesionale që mund të krijohen.

Një kalim në Francë do të konfirmonte thashethemet për ndarjen e çiftit, edhe nëse në fund të vizitës së saj në burg, ajo do të kishte siguruar se nuk do ta linte Dani Alves "të vetëm, në momentin më të keq të jetës së tij".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll