Art&Argëtim

'Sanremo 2023'/ Grindje mes Anna Oxa dhe Madame? Ja ç'ndodhi në prapaskenë

Thashethemet nisën të qarkullonin në rrjetet sociale.

10 Shkurt 2023, 09:07 Nga A.B
'Sanremo 2023'/ Grindje mes Anna Oxa dhe Madame? Ja
Anna Oxa dhe Madame

ITALI-Mbrëmjen e kaluar në Sanremo 2023 u përfol për një përleshje në prapaskenë mes dy këngëtarëve në garë. Dy protagonistet sipas asaj që ka qarkulluar në rrjetet sociale, në Instagram dhe Twitter, do të ishin Anna Oxa dhe Madame. Dy këngëtaret e mohuan këtë gjë. 

Thashethemet filluan të qarkullonin kur Madame duhej të dilte në skenë, ndërsa Oxa, ndër të fundit që do të performonte në mbrëmjen e tretë, ende duhej të këndonte. Në fillim u fol për dy këngëtarë, me iniciale A. dhe M., por në hapësirën e disa postimeve më pas u saktësuan emrat.

Sipas thashethemeve të nisura nga disa profile sociale, Oxa duke kaluar Madame i kishte thënë "vaksinoje vajzën", duke iu referuar rastit të vaksinimeve false që përfshin këngëtaren nga Vicenza. Përgjigja nuk do të vononte: “Bëjeni c...in tuaj nëse doni të jetoni akoma”.

 Menjëherë pas kësaj erdhi përgënjeshtrimi nga Oxarte, apo faqja zyrtare në Facebook e Anna Oxas e menaxhuar nga Milly Milano. “Mos u shpërqëndroni nga tentativa e njëmbëdhjetë për shpifje nga disa redaksi kundër zonjës Oxa. Forcat e rendit janë të pranishme dhe ata gjithashtu kanë mbetur pa fjalë”, ka shkruar ai.

 Menjëherë më pas në sallën e shtypit mbërriti edhe deklarata e zyrës së shtypit të Rai-t, i cili e cilësoi lajmin si “inekzistent” duke e cilësuar si “fake news”. 

Burimi: Tgcom24

sanremo 2023

Sondazh

Poll