Art&Argëtim

Jay-Z dhe Nicki Minaj "shpallen" reperët më të mirë të të gjitha kohërave

Shawn Carter, i njohur gjerësisht si Jay-Z, ka marrë vendin e parë.

9 Shkurt 2023, 20:39 Nga k.m.
Jay-Z dhe Nicki Minaj "shpallen" reperët më të
Nicki Minaj and Jay-Z

SHBA- Billboard ka publikuar listën e tij të atyre që i quan "Top 50" reperët më të mëdhenj të të gjitha kohëve. Lista përkon me përvjetorin e artë të hip hopit.

Shawn Carter, i njohur gjerësisht si Jay-Z, ka marrë vendin e parë.

Jay-Z dhe Nicki Minaj "shpallen" reperët më të

E vetmja femër që hyri në top 10 është krijuesja e hitit "Super Bass", Onika Tanya Maraj-Petty, e njohur si Nicki Minaj. Billboard tha se priste që lista e tij të merrte vlerësime dhe kritika nga publiku, por edhe nga ekspertët e industrisë.

Po ashtu, në listë, por më poshtë në renditje ishin legjendat e repit si Tupac, Eminem, The Notorious BIG, Snoop Dog dhe Nas. Por për arsyen pse zgjodhi vendin e parë, Billboard vuri në dukje disa nga momentet më të suksesshme të karrierës së Jay-Z që e kanë vendosur atë në vendin e parë. 53-vjeçari ka fituar 24 çmime Grammy, ka shitur 140 milionë disqe në të gjithë botën dhe ka 14 albume të suksesshme.

nicki minaj jay-z billboard

Sondazh

Poll