Aktualitet

I ndalohen punimet firmës së skandalit të “Zaranikës”, dy punëtorët i zë korrenti teksa punonin në përrua (DETAJET)

18 Shtator 2019, 07:00 Nga DOSJA
I ndalohen punimet firmës së skandalit të

Elbasan- Në Elbasan janë ndaluar punimet për rehabilitimin e përroit të Zaranikës,  pasi dy punëtorët e firmës “Bajrami” kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Dosja.al mëson se dy punëtorët e firmës “Bajrami” janë në gjendje të rëndë dhe po marrim mjekim në spital. Ata u aksidentuan pasi presa e betonit, preku telat elektrike duke shkaktuar elektricitet, teksa ata ishin duke punuar.

Theksojmë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë dhe ende nuk ka dalë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.

Por kush është firma ‘Bajrami’ dhe si e fitoi këtë tender?

Kjo firmë, “Bajrami” u shpall fituese mes 3 kompanive të tjera që garuan për tenderin e përroit të Zaranikës. Ajo u shpall fituese edhe pse  oferta e saj ishte 300 milionë lekë të vjetra më shumë në krahasim me ofertat nga firmat e tjera, të cilat kishin një reputacion shumë të mirë në fushën e ndërtimit. Të tria firmat konkurruese, nuk u preferuan nga Ministria e Bujqësisë, duke gjetur “kleçka” dhe u zgjodh oferta më e shtrenjtë.

Video marrë nga JOQ, pamje nga punimet në përroin e Zaranikës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohen punëtorët në elbasan ndalohen punimet në përroin e zarranikës skandali me firmën bajrami tenderi korruptiv aksidentohen punëtorët në elbasan ndalohen punimet në përroin e zarranikës skandali me firmën bajrami tenderi korruptiv

Sondazh

Poll