Aktualitet

Aksident në Fier/ Makina përfundon në kanal, dy të plagosur

Nga informacionet e para mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesit e dy mjeteve, të cilët janë dërguar me urgjence në spitalin e Fierit.

9 Shkurt 2023, 20:08 Nga k.m.
Aksident në Fier/ Makina përfundon në kanal, dy të plagosur
Pamje nga vendi i aksidentit

FIER- Një aksident ka ndodhur në Fier pranë zonës së quajtur, ish-parku i mallrave. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip "Passat" është përplasur me një “Benz” dhe për pasojë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.

Nga informacionet e para mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesit e dy mjeteve, të cilët janë dërguar me urgjence në spitalin e Fierit. Por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë që në vendngjarje, ndodhet Policia, e cila po kryhen ekspertizën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

aksident ne fier fier

Sondazh

Poll