Aktualitet

Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë, merrnin vila me qira dhe i kthenin në ferma kanabisi, me paratë financonin prostitucionin

Shqiptarët, përmes plantacioneve të mëdha të marijuanës në ambiente prodhonin deri në katër korrje në vit. Ata financonin dhe trafikimin e qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual.

9 Shkurt 2023, 19:28 Nga F.M
Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë, merrnin vila me
Spanjë

SPANJË- Pesë shqiptarë janë vënë në pranga pasi akuzohen se kishin ngritur një bandë që merrnin shtëpi me qira në bregdetin e Valencias dhe i shfrytëzonin për rritjen e kanabisit në ambientet e brendshme. Mediat spanjolle shkruajnë shqiptarët kishin si ortakë disa moldavë që janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia.

Shqiptarët, përmes plantacioneve të mëdha të marijuanës në ambiente prodhonin deri në katër korrje në vit. Ata financonin dhe trafikimin e qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual.

Pesë të arrestuarit, sipas hetimeve, vepronin në mënyrë “të bashkërenduar dhe hierarkike” pasi kishin funksione të ndara dhe kishin nivele të ndryshme specializimi. Ata kishin shoferë, gjetës shtëpish në zona të izoluara, roje sigurie që i kosnideronin ‘ushtarë’.

Pesë të arrestuarit kanë shkuar në gjykatë në Murcia dhe Alicante.

shqiptaret ne spanje

Sondazh

Poll