Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 69-vjeçari

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Tre Dëshmorët". 

9 Shkurt 2023, 19:11 Nga F.M
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 69-vjeçari
Foto Ilustruese

TIRANË- Një 69-vjeçar i identifikuar si Albert Zade, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Mësohet se 69-vjeçari është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 31-vjeçar L. L., në rrugën "Tre Dëshmorët". 

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.02.2023, rreth orës 18:40, në rrugën "Tre Dëshmorët", shtetasi L. L., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin A. Z., 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll