Aktualitet

Shkatërrohet grupi i trafikantëve në Itali, pjesë e tyre dhe shqiptarë vëlla e motër, bandën e drejtonin gratë

Mediat italiane shkruajnë se mes gjashtë të arrestuarve është edhe një grua e tre vajzat e saj, të cilat janë detyruar të marrin fëmijët në qeli, për shkak të moshës së tyre të mitur.

9 Shkurt 2023, 19:49 Nga F.M
Shkatërrohet grupi i trafikantëve në Itali, pjesë e tyre dhe
Karabinierë

ITALI- 14 persona janë vënë nën akuzë pasi akuzohen për trafik droge. Gjashtë prej tyre janë vënë në pranga, katër janë lënë në arrëst shtëpie, ndërsa katër të tjerët po hetohen në gjendje të lirë. Mes 14 anëtarëve të grupit janë dhe dy shqiptarë, vëlla e motër, Edmond dhe Alesia Ukja. Edmond Ujka është vënë në pranga, ndërsa Alesia po hetohet në gjendje të lirë.

Mediat italiane shkruajnë se mes gjashtë të arrestuarve është edhe një grua e tre vajzat e saj, të cilat janë detyruar të marrin fëmijët në qeli, për shkak të moshës së tyre të mitur.

Kush janë disa nga anëtarët e grupit?

Francesco Castaldo, i njohur si “O’ Faran”, 61 vjeç nga Caivano

Lucia Cozzolino, 58 vjeç, nga Marcianise

Anna Russo, e njohur si Annita, 26 vjeçe, nga Marcianise

Antonietta Russo, e njohur si Tonia, 33 vjeçe nga Marcianise

Emanuela Russo, e njohur si Cucù, 24 vjeçe nga Capodrise.

Ugo Di Matteo, 26 vjeç, nga Torre Annunziata

Rosa Esposito, 51 vjeç, nga Marcianise

Giovanni Battista Russo, 31 vjeç, nga Capodrise

Gaetano Trombetta, 43 vjeç, nga Recale.

Raffaele Russo

Shqiptarët Alesia dhe Edmond Ujka

Si drejtohet grupi?

Me këtë punë merreshin kryshisht gratë e vajzat e bandës.

Lucia Cozzolino, më e madhja, jetonte në një apartament në Marcianise me vajzën e saj Sonia, vajza tjetër Emanuela jetonte me burrin e saj Antonio dhe dy fëmijët e vegjël në Capodrise. Në koordinim me njëra-tjerën dhe me shqiptaren Alesia Ujka, vajzat udhëzonin burrat e djemtë që kryesisht dilnin të bënin shpërndarjen, merrnin paratë e gjenin klientë. Nga operacioni janë sekuestruar 5500 euro, 43 gramë kokainë dhe kanabis.

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll