Bota

Tërmeti në Siri/ 3-vjeçari Tarek u shpëtua i gjallë por... humbi të gjithë familjen

Vogëlushi u dërgua në spital ku mjekët fatkeqësisht iu detyruan t'i prenë këmbën e majtë dhe po luftojnë për të shpëtuar të djathtën.

9 Shkurt 2023, 19:43 Nga k.m.
Tërmeti në Siri/ 3-vjeçari Tarek u shpëtua i gjallë
Pamje nga momenti i shpëtimit

SIRI- Duke punuar me elektrik dore, shpëtimtarët në qytetin sirian të Jadaris nxorrën të gjallë 3-vjeçarin Tarek Haidar nga rrënojat e shtëpisë së tij, gati 42 orë pasi goditi tërmeti. Familja e tij nuk ia doli të mbijetonte. Vogëlushi u dërgua në spital ku mjekët fatkeqësisht iu detyruan t'i prenë këmbën e majtë dhe po luftojnë për të shpëtuar të djathtën.

"Sapo u zgjua dhe na pa përballë, pyeti: "Ku është Mirali?" E pyetëm se kush është Mirali dhe ai tha: Vëllai, flinte pranë meje por nuk më kthente përgjigje,”- tha Malek Kasida, infermieri që kujdeset për të. Para Tarekut, shpëtimtarët nxorrën të vdekur nga rrënojat babanë dhe dy vëllezërit e tij.

Pak kohë më vonë, nëna e Tarekut dhe vëllai i tretë më i vogël u gjetën të vdekur.

Qyteti Jadaris u dëmtua rëndë nga tërmeti, i cili ka vrarë të paktën 1,930 njerëz në Sirinë veriperëndimore, një zonë e kontrolluar nga rebelët kundër regjimit. Shumë familje janë ende të varrosura në rrënoja.

termet ne turqi tarek haidar

Sondazh

Poll