Bota

Lëkundje tërmeti në Kosovë/ Epiqendra në zonën e Bujanovcit, nuk ka të lënduar as dëme materiale

Tërmeti ka ndodhur në ora 17:19. Qytetarët kanë raportuar se dridhja është ndjerë edhe në zonën brenda territorit të Kosovës.

9 Shkurt 2023, 19:38 Nga a.l
Lëkundje tërmeti në Kosovë/ Epiqendra në zonën e
Tërmet

KOSOVË- Një tërmet prej 2.3 ballë të Rihterit është regjistruar në zonën e Bujanocit. Lajmin e ka konfirmuar Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës.

Është jashtë territorit të Kosovës, në Komunën e Bujanocit me shkallë 2.3. Është me intensitet shumë të ulët”, ka thënë ai për KALLXO.

Tërmeti ka ndodhur në ora 17:19. Qytetarët kanë raportuar se dridhja është ndjerë edhe në zonën brenda territorit të Kosovës.

termet ne kosove

Sondazh

Poll