Bota

Gjesti human, e moshuara shet viçin për të dërguar paratë te të prekurit nga tërmeti në Turqi

Ajo fitoi 13 mijë lira, ose rreth 740 mijë lekë, të cilat i dhuroi të gjitha.

9 Shkurt 2023, 18:28 Nga a.l
Gjesti human, e moshuara shet viçin për të dërguar
E moshuara

TURQI- Disa me rroba, disa me ushqime e disa të tjerë duke shitur 'bukën e gojës', ky është solidarizimi i qytetarëve për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri. Mes tyre është një e moshuar, e cila ka shitur viçin e saj në mënyrë që paratë t'i dhurojë për të prekurit nga tërmetet, shkruajnë mediat e huaja. 

70-vjeçarja Sarıgul Kaçan, edhe pse në kushte të vështira ekonomike, shiti viçin dhe paratë që fitoi i çoi të gjitha në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti në provincën Akyaka. Ajo fitoi 13 mijë lira, ose rreth 740 mijë lekë, të cilat i dhuroi të gjitha.

Gjesti human, e moshuara shet viçin për të dërguar
e moshuara shet viçin

Nga tërmeti me magnitudë 7.8 të ditës së hënë kanë humbur jetën rreth 20 mijë persona në Turqi dhe Siri, ndërsa shumë të tjerë vijojnë të mbeten ende nën rrënoja.

termet ne turqi sarıgul kaçan

Sondazh

Poll