Bota

Një tjetër mrekulli pas 84 orësh në Hataj, Fatma e vogël shpëtohet nga rrënojat

Lajmet e mira vijnë njëri pas tjetrit nga ekipet e kërkim-shpëtimit që punojnë në zonën e tërmetit. Ekipet nga Kocaeli në rajon hasën në një tjetër mrekulli. Fatma Yer, e cila ishte nën rrënoja për 84 orë, u shpëtua e gjallë.

9 Shkurt 2023, 19:18 Nga a.l
Një tjetër mrekulli pas 84 orësh në Hataj, Fatma e
Fatma

TURQI- Pas fatkeqësisë së tërmetit që ndodhi në Kahramanmaraş dhe preku 10 provinca, ekipet e kërkim-shpëtimit nga shumë provinca u dërguan në rajon. Ekipet nga Kocaeli në rajon kanë shpëtuar deri më tani 56 persona nga nën rrënojat.  Personi i fundit që ekipet shpëtuan ishte Fatma Yer, e cila ishte nën rrënoja për 84 orë në Hatay. Për orë të tëra, ekipet thyen betonin, prenë hekurin dhe shpëtuan një grua të rritur dhe më pas Fatmën e vogël. 

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Sirinë dhe Turqinë sa vjen e përkeqësohet. Përditësimi i fundit flet për mbi 19,700 të vdekur. Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, ka mbrojtur reagimin e qeverisë së tij ndaj dy tërmeteve katastrofike, duke thënë se ishte e pamundur të përgatitej për shkallën e katastrofës. Erdogan pranoi se qeveria kishte hasur disa probleme, por tha se situata tani ishte nën kontroll. Situata mbetet shumë e rëndë edhe në Siri, ku 1250 të vdekur janë regjistruar në zonën e kontrolluar nga qeveria e Asadit dhe rreth 1400 në veriperëndim të vendit, të kontrolluara nga forcat opozitare. Ndihma humanitare është në vështirësi për të mbërritur për shkak të pengesave përgjatë pikave kufitare që lidhin vendin me Turqinë. BE-ja ka konfirmuar se do të dërgojë 3.5 milion euro ndihmë në Siri pas një kërkese të qeverisë për ndihmë.

termet ne turqi fatma yer

Sondazh

Poll